Flasin nga Qeveria për aplikim të shtesave prej 100 eurosh për studentët

Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh, për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personave në skemë sociale si ndihmë.

Pensionistët si kategori e morën të parët 100 euroshin, ndërsa me pagën e prillit pritet t’a marrin edhe punëtorët e sektorit publik.

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për KALLXO.com se janë në finalizim të platformës për aplikim për studentët.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu.

Aplikimi për puntorët e sektorit privat është hapur të premten.

Kjo do t’i kushtoj buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë.

Këtu mund të aplikoni për 100 eurot