Skenë nga filmi 'Zgjoi'. Foto: QKK.

Filmat shqiptarë triumfojnë në Varshavë dhe Qipro

Dy filma nga Kosova, “Zgjoi” dhe “Luaneshat e Kodrës” dhe një nga Shqipëria, “Virgjëreshat shqiptare” janë shpërblyer me çmime në festivalin e filmit në Varshavë të Polonisë, “Warsawa International Film Festival” 2021, që mbyll sot.

Ndërsa filmi i shkurtër ‘Pa vend” ka marra një çmim në Qipro.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se “Zgjoi” i Blerta Bashollit ka fituar çmimin e garës ndërkombëtare, “1-2 Competition” në këtë festival që u ndahet regjisorëve për filmin e parë ose të dytë të gjatë.

Skenë nga filmi ‘Luaneshat e Kodrës’. Foto: QKK

Ndërsa, filmi “Luaneshat e Kodrës” i Luana Bajramit, ka marrë çmimin “Fipresci” që ndahet nga Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit për regjisorët nga Evropa Lindore me filmin e parë ose të dytë të gjatë. Kurse filmi “Virgjëreshat shqiptare” i Bujar Alimanit ka fituar Çmimin Special të Jurisë në kategorinë kryesore dhe Çmimin e Jurisë Ekumenike.

Filmi “Zgjoi” dhe “Luaneshat e Kodrës” janë mbështetur nga Qendra Kinematografike, kurse “Virgjëreshat Shqiptare” Bujar Alimani bashkëprodhuar me QKK-në.

QKK, po ashtu ka bërë të ditur se shkurtë ‘Pa vend’ i Samir Karahodës ka fituar çmimin “Filmi më i mirë i shkurtë” në festivalin e filmit të shkurtë të Qipros. Edhe ky film është mbështetur nga QKK-ja.

Skenë nga filmi ‘Pa vend’. Foto: QKK