Filloi, ndiqni LIVE “Unazën e Zjarrtë”, hëna po zë diellin (VIDEO)

Banorët e pjesës më të madhe të hemisferës veriore po bëhen dëshmitarë të një eklipsi diellor.

Kjo ngjarje quhet eklipsi unazor. Hëna do të shihet duke lëvizur mbi yllin tonë, por nuk do ta bllokojë plotësisht dritën që vjen prej saj, shkruan BBC.

Edhe  Shtetet e Bashkuara lindore dhe Alaska veriore, së bashku me pjesën më të madhe të Kanadasë, Grenlandës dhe pjesë të Evropës dhe Azisë do të kenë mundësi ta shikojnë eklipsin.

Në Mbretërinë e Bashkuar, vendi më i favorshëm për të parë, për sa i përket përqindjes së diskut të Diellit që mbulohet, do të jetë në Skoci .

Këto vende do të shohin rreth 40% të Diellit të eklipsuar.