Foto: Ilustrim

Ferizaj, vdes këmbësori që u godit nga një automjet më 31 tetor

Ka vdekur në QKUK një 60-vjeçar, i cili ishte goditur nga një automjet më 31 tetor rreth orës 22:00 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Policia e Ferizajt ka njoftuar se ende nuk ka arritur ta identifikojë automjetin dhe shoferin që e ka shkaktuar aksidentin në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se këmbësori N.M. ishte goditur nga një automjet derisa ishte duke e kaluar rrugën.

Ndërsa sot nga QKUK janë njoftuar se sot rreth orës 4:30 janë njoftuar për vdekjen e personit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia njofton se janë duke zhvilluar hetimet për gjetjen e të dyshuarit dhe për këtë kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.