Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ferizaj, Policia reagon pas informacionit, arreston burrin për rrahje të gruas

Një burrë është arrestuar pasditen e sotme në Ferizaj.

Sipas Policisë, ai po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

‘’Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pasditen e sotme rreth orës 15:30 ka pranuar një informatë së në rrugën e ‘’Reçakut’’ në Ferizaj është një rast sulmi”, thuhet në njoftim.

Në lidhje më këtë, Policia ka marrë të gjitha veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.T.

Personi i arrestuar dyshohet se pas një zënke verbale më bashkëshorten ka sulmuar atë duke e goditur disa herë.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vazhdon të hetohet.