Ferizaj, Policia kap gjashtë persona të dyshuar se po luanin bixhoz

Policia Rajonale e Ferizajt ka kapur gjashtë persona, të cilët sipas Policisë dyshohet se po luanin bixhoz.

Ndaj personave të shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është iniciuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore.

Policia ka njoftuar se ky rast ka ndodhur të premten rreth orës 23:00 në rrugën “Ilir Konushevci”, ku Policia kishte pranuar një informacion se në një lokal dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë duke luajtur bixhoz.

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 348 çipa të ngjyrave të ndryshme që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 2 palë letra bixhozi që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.