Ferizaj, një grua raporton në Polici se u sulmua fizikisht nga një burrë në gjendje të dehur

Një grua në Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një burrë i cili kishte qenë në gjendje të dehur.

Sipas Policisë viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 23:40.