Ferizaj, lumi që nuk i ngjan lumit

Lumi që kalon nëpër fshatin Gaçkë të Ferizajt nuk i ngjan rrjedhës normale të një lumi.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com për të treguar gjendjen e këtij lumi.

Në pamje shihet se ky lumë është stërmbushur me mbeturina dhe barishte e që si rrjedhojë shumë pak dallohet rrjedha e ujit.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Komunën e Ferizajt lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.

Foto:KALLXO.com
Foto:KALLXO.com
Foto:KALLXO.com

j