Ferizaj, ia vjedhin kuletën nga xhepi

Një qytetar nga Ferizaj është ankuar në Policinë e Kosovës se të shtunën në mesditë, disa persona të panjohur ia kanë vjedhur kuletën nga xhepi.

Ai ka raportuar se në kuletë ka pasur para dhe dokumente personale.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të pa njohur, nga gjepi i kanë vjedhur kuletën në të cilën kishte dokumentet personale dhe para”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.