Djegia e mbeturinave në Ferizaj, Foto: KRM 'Pastertia'/ Facebook

Ferizaj, digjen mbeturinat brenda kontejnerëve - Video

Kompania Regjionale e Ferizajt për Mbeturina “Pastërtia” ka bërë sot apel që të ndalet djegia e mbeturinave brenda kontejnerëve.

Kjo pasi që sipas tyre, sot ka ndodhur një gjë e tillë në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

“Këto gjeste përveç se janë të shëmtuara, krijojnë probleme të shumta si për kompaninë tonë në grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave dhe koston financiare duke dëmtuar asetet e kompanisë, por më kryesorja, rrezikshmëria e lartë për shëndetin nga ndotja e mjedisit që shkaktohet si pasojë djegies së mbeturinës.” – ka shkruar KRM “Pastërtia”.

Kjo kompani u bëri thirrje qytetarëve që të mos e bëjnë këtë veprim dhe organeve kompetente si inspektoratit dhe policisë që të ndëshkojnë këdo që shkatërron pronën publike, ndot mjedisin dhe me këtë rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe vështirëson punën e stafit të tyre.