Ilustrim

Ferizaj: Arrestohet për posedim të kokainës

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt njofton se të shtunën pas mesnate është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që tek i njëjti pasi  gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 1.73 gram substanca narkotike e llojit kokainë.

Ndërsa policia ka vazhduar edhe me kontrollimin e shtëpisë ku janë gjetur dhe konfiskuar 7.29 gram substancë narkotike e llojit kokainë, dy telefona mobil, 203.22 euro para te gatshme, 10 dollar kanadez, 10 franga zvicerane, 30 denar Maqedon, 5 funta Anglez, dhe një peshore digjitale.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.