Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Federata e Futbollit të Greqisë falënderon FFK-në për mikpritje

Federata e Futbollit të Greqisë e ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës për mikpritjen për ndeshje e djeshme mes Kosovës e Greqisë, e cila përfundoi barazim.

“Ne duam t’ju falënderojmë edhe një herë për mikpritjen tuaj dashamirëse dhe bujare gjatë qëndrimit të Kombëtares sonë në Kosovë. Shpresojmë se do të jemi në gjendje të japim të njëjtën mirësjellje për vendet tona dhe ne dëshirojmë të ri konfirmojmë se Federata e Futbollit e Greqisë është gjithmonë në dispozicionin tuaj për çdo bashkëpunim midis Federatave tona, për zhvillimin e lojës sonë të dashur”, thuhet në shkresën e federatës greke.

Ndeshja midis Kosovës dhe Greqisë përfundojë me rezultat 1 me 1. Pas kësaj ndeshje Kosova gjendet në pozitën e tretë në grupin B me gjithsej 4 pikë të grumbulluara.

Të mërkurën Kosova zhvillon ndeshjen e radhës, ku pritet të ketë një përballje të vështirë përballë kombëtares së Spanjës.