Fatmir Rexhepi: Nuk do të kandidoj për deputet në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, njoftoi nga parlamenti i Kosovës se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen shumë shpejtë.

Duke folur për buxhetin e vitit 2021, deputeti Rexhepi kërkoi nga deputetët që të votojnë ligjin, derisa tha se vota e tij do të jetë pro buxhetit.

Fatmir Rexhepi tha se vota e tij pro buxhetit nuk po bëhet për marketing politik, pasi që ai nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore që do të mbahet së shpejti.

“Duhet të ecim një hap ma tutje, në mënyrë që kriza institucionale dhe politike të mos thellohet nga ana jonë si parlament. Do të rreshtohem në variantin e të gjithë atyre deputetëve që mendojnë se duhet të votohet në të gjitha leximet ky ligj. Dua të ju falënderoj juve si parlamentarë, nuk do të bëj asnjë marketing, pasi që në zgjedhjet e ardhshme unë nuk do të jem kandidat për deputet. Ju falënderoj për bashkëpunimin”, tha deputeti Rexhepi.

Fatmir Rexhepi, deputet i LDK-së nuk kishte votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas mocionit që partneri i koalicionit, LDK e kishte ngritur në mars të këtij viti. Ai kishte vendosur të mos marrë pjesë ne seancën ku po votohej shkarkimi i qeverisë.

Lista: Deputetët që votuan për rrëzimin e Qeverisë Kurti