Ilustrim

Familjari raporton vjedhjen e veturës nga shtëpia e mërgimtarit në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se shtëpia e një mërgimtari në fshatin Lubozhdë të Istogut dyshohet të jetë vjedhur.

Rastin në Polici e ka raportuar djali i vëllaut të pronarit të shtëpisë.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë ndërsa është duke u hetuar.

“Ankuesi ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë hapur dyert e garazhdës së axhës së tij viktimës (i cili jeton jashtë shtetit) dhe kanë vjedhur një veturë. Rasti është duke u hetuar”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.