Lendita Osmani

Ëndrrat e pandalshme: Rrugëtimi frymëzues i Lenditës (VIDEO)

E përballur me sfida të shumta gjatë jetës, Lendita Osmani, është kthyer në një grua që inspiron gra të tjera se asgjë nuk mund t’i pengojë ato në arritjen e qëllimeve të tyre. E lindur me probleme të lëvizjes së gjymtyrëve, ajo nuk u ndal së provuari që ta përmirësojë jetën.

Lendita Osmani, është pronare e sallonit “Lendita Aesthetic & Nails”, të cilin e hapi në vitin 2022 në Fushë Kosovë. Trotuaret e ngushta dhe hapësirat e papërshtatshme ia bëjnë të vështirë rrugën nga shtëpia deri në sallonin e saj dhe anasjelltas. Ajo thotë se edhe më e vështirë është kur bën plane me shoqet e saj për të dalë për kafe.

Por, këto sfida janë më të vogla se dëshira e s Lenditës për t’i realizuar ëndrrat e saj.

Në dyqanin e saj që e ka hapur qe një vit, ajo me shumë përkushtim zbukuron thonjtë e klienteve./REL