Emilija Rexhepi: Do të jemi konstruktivë sikur kemi qenë në të gjitha qeveritë

Emilija Rexhepi, kryetare e partisë boshnjake NDS, që është Ministre në detyrë, në takimin e ftuar nga Thaçi tha se fokusi kryesor duhet të jetë në luftimin me pandeminë COVID-19.

“Ne duhet të respektojmë dëshirën e qytetarëve sipas zgjedhjeve të fundit”, tha Rexhepi. “Vet fakti që jemi krizën me pandeminë COVID-19, të gjithë duhet të jemi të fokusuar në shëndetin e qytetarëve tanë pa dallim partiak, andaj mendoj që nuk ka hapësirë për zhvillime politike në këto momente, por gjithsesi ne edhe si grup do të jemi konstruktiv sikur kemi qenë në të gjitha qeveritë, dhe është në dorën tuaj si president që të vendosni si do të veproni në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shtoi më tej ajo.

Pas këtij deklarimi presidenti Thaçi i tha se të gjithë hapat janë ndërmarrë deri më sot dhe që do të ndërmerren në të ardhmen janë dhe do të jenë në pajtim me Kushtetutën.

Thaçi e falënderoi Rexhepin që i është përgjigjur ftesës dhe e falënderoi që u zotua se do të jetë pjesë e angazhimeve për themelimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 6 qershorit.