
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Manipulimet me votat e minoriteteve - LIVE
22.2.2021 - 22:17
Në emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet deklarata e Nenad Rashiqit, i cili rrëfen për presionet e kërcënimet që rezultuan me rrahjen e djalit të tij.
Përveç deklaratës së tij mund ta ndiqni edhe debatin me përfaqësuesit e partive minoritare në Kosovë, të cilët kanë denoncuar Listën Serbe për manipulim të vullnetit të votuesve, “duke i përkrahur partitë satelite” të pakicave të tjera.
Të ftuar në këtë emision janë edhe Emilia Rexhepi nga NDS (Partia e Re Demokratike), Erxhan Galushi nga LPRK (Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës) dhe Isak Skenderi, nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve.