Emërohet shefi i ri i EULEX në Kosovë

Komiteti për Politik dhe Siguri i Bashkimit Evropian ka emëruar Giovaani Pietro Barbono, shef të ri të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Sipas njoftimi të EULEX-it, Barbano është Gjeneral Major në Karabinierët Italianë dhe Drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Venecia të Italisë.

Mandati i shefit të ri të EULEX-it do të jetë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Giovanni Pietro Barbano do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark si Hom.

“Për më tepër, Këshilli së fundi e zgjati mandatin e misionit deri më 14 qershor 2025 dhe në përputhje me rishikimin e fundit strategjik të EULEX-it në Kosovë, vendosi që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, misioni do të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në duke zhvilluar kapacitetet e tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimit në çështjet penale”- thuhet në njoftim.