Foto: ZKM

Eldin Uglar emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, më 21.02.2024, Eldin Uglarin zëvendësministër të Zhvillimit Rajonal.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti e uroi Uglarin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Uglar është pjesë e Federatës së Basketbollit, si gjyqtar.

Ai është emëruar si pasues i Almir Velijit, i cili ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dje, më 20.02.2024, me arsyetimin se ka mosmarrëveshje me deputeten Duda Baljen, me të cilën bëjnë pjesë në një parti politike.

“Për shkak të mosmarrëveshjeve të thella që ekzistojnë prej kohësh me znj. Bale, po ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqjen nga posti i Zëvendës Ministres për Zhvillimin Rajonal. Vitet e fundit, kur isha përfaqësues i partisë SDU, kam punuar me të gjitha kapacitetet e mia për të forcuar rolin e shoqërisë civile, e cila duhet të ketë mekanizmat për forcimin e komuniteteve, si pasurinë e saj më të madhe. Fatkeqësisht, zonja Bale e pa “të ardhmen tonë” në metodat destruktive të rrënimit dhe degradimit të shoqërisë kosovare duke besuar se duhet të marrë një mandat tjetër për veten e saj përmes bashkëpunimit të pakushtëzuar me njerëz që nuk e mendojnë mirë vendin tonë”- ka shkruar ai dje më 20.02.2024.