Kurti e emëron zv/ministër ish-sekretarin e PDK-së në Gjakovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar sot Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Siç mëson KALLXO.com, Dobruna ka shërbyer edhe si sekretar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, vite më parë.

Në vitin 2019, ai iu kishe bashkangjitur partisë së Mimoza Kusarit – Lila, Alterativa.

Agon Dobruna ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe mban titullin e magjistrit të Shkencave Ekonomike.

Gjithashtu, ka pasur edhe pozita menaxheriale në Korporatën Energjetike të Kosovës, KEDS e në bordin e drejtorëve të ndërmarrjes komunale Çabrati”.