Elashani i PDK-së dhe Selmanaj i AAK-së kërkojnë që të shtyhet rekomandimi për certifikimin e të gjithë kandidatëve

Arianit Elshani anëtar i KQZ-së nga PDK ka kërkuar që të ofrohen më shumë dokumente për rekomandimin e zyrës për certifikimin e partive politike që të certifikohen të gjithë kandidatët.

“E pash me vëmendje rekomandimin edhe pse ishte kohë e shkurtër për ta trajtuar, dhe besoj që trajtimi i rekomandimit donë kohë. Është mirë t`i kemi edhe dokumentet tjera shkresat përcjellëse, preferoj që t`i kem para vetës të gjitha shkresat të të gjitha institucioneve dhe agjencive në mënyrë që pastaj të vazhdojmë”, tha ai.

Ibrahim Selmanaj anëtarë nga AAK-ja tha që ky rekomandim të shtyhet për më vonë.

“Kemi një rekomandim dhe unë mendoj se duhet të shtjellohen më në hollësi në shkresat të cilat janë. Jemi përgjegjës para njerëzve tanë. Në këtë moment shkresa dhe rekomandimi ka ardh vonë dhe na duhet kohë për të marr një vendim. Duhet ta shtyjmë për pak kohë dhe të shohim shkresat dhe argumentet”, tha ai.

Ylli Buleshkaj drejtor i zyrës për certifikim të partive politike në mbledhjen e sotme të KQZ-së ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët.

Ai tha që për shkak të konfuzitetit me pikën ‘q’ të certifikohen të gjithë kandidatët.

“Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje, disa na kanë ndihmu disa na kanë konfuzu, ajo çka vlen të theksohet është që zyra nuk ka arrit me zbatu plotësisht në bazë të shkronjës ‘q’ të nenit 29 për shkak të interpretimeve të ndryshme, ne rekomandojnë certifikimin, pastaj palët mund t`i drejtohen institucioneve për ankesa”, shtoi ai.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka tha se nga ky rekomandim nuk e kanë  të qartë se cilët kandidat i plotësojnë kushtet e cilët jo.

“Kërkesat janë dërgu në institucionet relevante. Është kërku nga subjektet të zëvendësohen anëtarët qe nuk i përmbushin kriteret. Ne nuk e kemi të qartë se kush i përmbushë kërkesat e kush jo. Zyra është ajo që i pranon dokumentet i verifikon klasifikon dhe bënë rekomandim duke respektuar dispozitat e nenit 9”, tha ajo.

“Unë kisha dashtë të na sillen gjitha dokumentet sepse nuk i kemi. E kemi një rekomandim që thotë që të certifikohen gjithë kandidatët”, shtoi ajo.

Rekomandohet certifikimi i Albin Kurtit, Daka kërkon dokumente shtesë