Ilustrim

EKSKLUZIVE: Pamje nga kontrolli te biznesi i familjarit të zyrtarit të ATK-së

 

Sonte emisioni “Drejtësia në Kosovë” shfaqi pamjet ekskluzive të shmangies së tatimeve nga ana e shumë bizneseve.

Në mesin e bizneseve të kontrolluara nga inspektorët tatimorë, kontrollit nuk i ka shpëtuar as biznesi i një familjari të zyrtarit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Ky biznes është zënë duke iu shmangur detyrimeve tatimore pasi gjatë vizitës, inspektorët kanë konstatuar se subjekti nuk lëshon kuponë fiskalë, ka punëtorë të padeklaruar dhe ka mungesë të dokumentacionit.

Pas përfundimit të kontrollit, inspektorët morën një telefonatë nga zyrtari i ATK-së i cili kërkonte favore për biznesin e familjarit të tij.

Këto ishin evidentuar nga hulumtuesit e KALLXO.com, dhe rasti ishte dërguar në Standarde Profesionale. Më pas, zyrtari i ATK-së është ndëshkuar.

Pas raportimit të KALLXO.com, dënohet inspektori tatimor

Javë më parë “Drejtësia në Kosovë”, shfaqi pamjet e kontrollit të ATK-së, në regjionin e Mitrovicës.

Pamjet nga aksioni I ATK-së, në Mitrovicë mund ti ndiqni në këtë link.