Edi Rama: U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar formimin e qeverisë së re të Kosovës, me kryeministër Avdullah Hotin.

Rama përmes një publikimi në Twitter ka shkruar se uron që edhe opozita dhe qeveria të bëjnë punë të mira për Kosovën.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama.

Kuvendi i Kosovës, sot me 61 vota ka zgjedhur qeverinë e re LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.

Votohet Qeveria e Avdullah Hotit

.