Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, Foto: Telegrafi

Edi Rama fton Serbinë ta pranojë marrëveshjen e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar sot nga Serbia që pranojë propozimin e BE-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Rama shkruan në platformën X se pas pranimit të propozimit, Kosova ndodhet në një pozitë shumë më të mirë.

“Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare”, shkruan mes tjerash Rama.

Tutje në shkrimin e tij, Rama thotë “mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme”.

Kryeministri shqiptar bëri ftesë për paqe dhe ecje përpara.

Kryeministri kosovar Albin Kurti, të enjten tha se ka pranuar marrëveshjen bazike dhe se ka ofruar edhe nënshkrimin e tij.

Qeveria pas takimeve të Kurtit në Bruksel: Kosova ka qenë e gatshme të nënshkruajë marrëveshjet, Serbia jo