E veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës, ambasadorja izraelite uron që ekipi më i mirë të fitojë
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, u ka uruar sukses kombëtareve të Kosovës dhe Izraelit, të cilat sonte do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në një ndeshje e vlefshme për kualifikimet për kampionatin EURO 2024 në futboll.
Në një video-mesazh, të publikuar në platformën “X”, ambasadorja izraelite shfaqet e veshur me fanelën e kombëtares së Kosovës.
Ajo ka uruar që ekipi më i mirë të fitojë.
Good luck to #Israel and #Kosova national teams tonight at “Fadil Vokrri” Stadium in Prishtina!
Behatzlaha! Gëzuar! #KOSISR
🇮🇱 🤝🇽🇰 pic.twitter.com/agfdCwj2Az— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) November 12, 2023
Po ashtu, ambasadorja e ka përgëzuar Kosovën që është zgjedhur për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Kosova e Izraeli ndeshen sonte në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për kampionatin EURO 2024.