Presidenti Hashim Thaçi. Foto: Kallxo.com

E treta e vërteta, Thaçi i shkruan përsëri Kurtit për takim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar përsëri letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për takim.

Këtë herë, Thaçi e ka ftuar Albin Kurtit për ditën e nesërme në ora 10:00.

“Me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsultiv, me datën 31 dhjetor 2019 në ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën ftesë të tretë të Thacit të cilën e ka nisur në adresë të parit të Vetëvendosjes.

Ndryshe, dy ftesat të cilat i kishte për Thaçi për Kurtin brenda një dite u refuzuan nga ky i fundit.

Ai kishte thënë se nuk mund të takohen ‘sot për sot’.

Thaçi i ridërgon ftesë Kurtit: Hajde sonte n’8

.