Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

E rrah gruan e më pas e dërgon në spital, burri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt

Një grua është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë e më pas në QKUK pasi burri dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime pasi e kishte rrahur.

Ngjarja ka ndodhur ditë më parë ndërsa në raportin policor thuhet se deri te dhuna kishte ardhur një mosmarrëveshje mes çiftit.

I dyshuari në këtë rast burri është intervistuar nga prokurori i shtetit në lidhje me veprën penale dhunë në familje.

I njëjti është lirar në procedurë të rregullt.