Ilustrim

E pazakontë, gjilanasit i ngordhin dhitë derisa ishin duke kullotur

Tri dhi të një personi në Gjilan kanë ngordhur gjatë ditës së djeshme gjatë kohës sa ishin duke kullotur.

Ky rast është hapur edhe në polici nga ana e ankuesit dje rreth orës 16:00.

Ankuesi për dhitë e ngordhura, ka lajmëruar edhe zyrtarët e veterinës, të cilët nga kafshët e ngordhura kanë marr mostrat e gjakut për analiza.

Në lidhje me këtë rast, është njoftuar edhe prokurorit, ndërsa rasti nga ana e policisë po hetohet si keqtrajtim i kafshëve, ndotja e ushqimit, dhe ujit për kafshë.