E njohu në rrjete sociale, i dyshuari ia vodhi 400 euro dhe e goditi me veturë

Një grua ka raportuar në polici se përderisa po qëndronte në një lokal me një person, të cilin e kishte njohur në rrjete sociale, ai ia ka vjedhur 400 euro.

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, sipas policisë, i njëjti e ka shkelur viktimën me veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime” – thuhet në raportin policor.

Rasti i cilësuar si vjedhje grabitqare, raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, në fshatin Sllatinë të Fushë – Kosovës.