Personi iArrestuar Ilustrim

E mori një ekskavator dhe nuk e pagoi, arrestohet i dyshuari që po kërkohej nga Policia

Një person me inicialet F.L., nga komuna e Drenasit, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia.

Kjo pasi që i njëjti po dyshohet se ka mashtruar një qytetar nga një fshat i Gjilanit duke ia marrë një ekskavator, të cilin më pas nuk ia pagoi.

Sipas Policisë në Gjilan, i dyshuari e kishte vënë në lajthitje dhe e kishe mashtruar qytetarin duke i kërkuar që t’ia blejë ekskavatorin por nuk kishte kryer pagesën.

I dyshuari është arrestuar gjatë ditës së sotme dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit F.L. është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në njoftimin e Policisë theksohet se personi i arrestuar dyshohet se ka edhe shumë raste të tjera për mashtrim dhe ishte në kërkim policor.