Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

E mitura lindi fëmijë në Spitalin e Gjakovës

Një vajzë e mitur ka lindur fëmijën në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Gjakovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo lindje ka ardhur për shkak se vajza dyshohet se ka bashkëjetuar me një person në marrëdhënie jashtëmartesore.

Burri, përkatësisht babai i fëmijës, është në arrati.