Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person për sulm seksual ndaj një të miture në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohen për sulm seksual ndaj një të miture në Drenas.

Sipas policisë, ky rast ka ndodhur derisa e mitura ishte në shtëpinë e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

“Viktima pas intervistimit në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, do të dërgohet për ekzaminime mjekësore”- ka thënë policia.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.