E goditi me veturë këmbësoren në Prishtinë, arrestohet shoferi i dyshuar

Një grua është goditur nga një veturë në fshatin Besi të Prishtinës të premten rreth orës 17:00 duke marrë lëndime.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima e goditur nga vetura është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në QKUK.

Derisa shoferi i veturës që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin dhe ka goditur këmbësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.