Ilustrim Foto: KALLXO.com

Dyshohet se vodhi një biçikletë në korrik, Policia arreston 57-vjeçarin në Pejë

Më 25 korrik të këtij viti, në Stacionin e Policisë së Kosovës në Pejë ishte paraqitur viktima që kishte thënë se persona të dyshuar kishin hyrë në banesën e tij dhe kishin vjedhur një biçikletë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka thënë se vlera e biçikletës është rreth 400 euro.

Për këtë rast, pas afër 5 muajve Policia ka arrestuar dje një person të dyshuar.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datën 10 nëntor 2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: F.B., 57-vjeçar” – ka thënë Policia.

Tutje u tha se pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё, ndërsa biçikleta pas procedurave ligjore do t’i kthehet viktimës sё rastit.