Foto: Ilustrim

Dyshohet se rrahu prindin, arrestohet kaçanikasi

Një person në Kaçanik është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme. Stacioni policor në Kaçanik, ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik është një rast i dhunës në familje.

Policia me të dalë në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, njofton PK.

Viktima si pasojë e lëndimeve trupore ka marrë tretman në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.