Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dyshohet se rrahu një person, policia në kërkim të të dyshuarit

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që i njëjti është rrahur nga një person tjetër.

Policia në raportin ditor ka thënë se i dyshuari kishte rrahur viktimën në rrugën “Petrit Bytyçi” në Prizren dje rreth orës 10 të mëngjesit.

Pas rrahjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.