
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Dyshohet se rrahu bashkëshortin, 39-vjeçarja po kërkohet nga Policia
13.2.2023 - 10:45
Një 39-vjeçare me inicialet I.S është duke u kërkuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortit të tij.
Më 12 shkurt, rreth orës 22:00, Policia ka pranuar një informacion se në fshatin Sevce të Shtërpcës ishte një rast i dhunës në familje.
Sipas Policisë, Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia njofton se për shkak të një mosmarrëveshje në familje, 39-vjeçarja I.S i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortit të saj S.N, 43 vjeçar.
E njëjta sipas njoftimit është larguar nga vendi i ngjarjes.
E dyshuara është në kërkim policor.