Dyshohet se rrahën një person në Klinë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Klinë ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se e kanë rrahur një person tjetër.

Policia ka shpjeguar se deri te identifikimi i të dyshuarve ka ardhur pas publikimit të një video-incizimi që ishte ishte publikuar në media.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Klinё, me datё 17.01.2023, rreth orёs 15:00, ka vërejtur  se ёshtё publikuar një video-incizim nё njё portal, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur nё zonën e pёrgjegjёsisё Klinё”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, është bërë e ditur se viktima ёshtё dёrguar nё QKMF nё Klinё pёr trajtim mjekёsor e mё pas ёshtё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Klinё. Pas intervistimit tё viktimёs ёshtё bёrё identifikimi i personave tё dyshuar.

Të dyshuarit janё arrestuar dhe janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ata janё dёrguar nё ndalim prej 48-orёsh.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e dyshuar për këtë rast janë: M.L. i lindur nё vitin 2000,  J.G. i lindur nё vitin 2001, M.G. i lindur nё vitin 2003 dhe H.L. i lindur nё vitin 2004.