Dyshohet se kreu grabitje para mbi pesë muajve, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se kanë kryer hetime intensive në lidhje me një rast të grabitjes që ka ndodhur më 14 maj të këtij viti.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të martën është arrestuar personi që po dyshohet për këtë grabitje.

Tek i njëjti, si dëshmi janë gjetur dhe sekuestrua gjësende dhe pajisje të përshtatshme për kryerjen e veprave penale.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.