Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte, më 13.06.2024, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Nuk dihet ende se nga kush janë shkrepur armët.

Njësi të shumta të Policisë, përfshirë edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë, janë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është edhe një autoambulancë.

Policia e ka rrethuar zonën, ndërkohë që nuk dihet nëse ka të plagosur.

Rruga “Xheladin Hana”, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur për qarkullim.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka pyetur Policinë por deri në momentin e publikimit të lajmit ende nuk ka marrë përgjigje.