Ferizaj, për tejkalim të shpejtësisë 21-vjeçari gjobitet 300 euro, 3 pikë negative e 6 muaj heqje e patentë shoferit

Policia e ka gjobitur një 21-vjeçar nga Ferizaj me 300 euro, tre pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Kjo pasi i riu ka bërë tejkalim të shpejtësisë.

Sipas Policisë ai në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 101 km/h.

Ngjarja ka ndodhur sot, më 17.03.2024, në 20:45h në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.

Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt u bërë thirrje shoferëve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.