Dy vajza raportojnë se janë ngacmuar nga ish të dashurit e tyre

Dy vajza kanë raportuar se janë ngacmuar nga ish të dashurit e tyre.

Sipas raportit policor të dyshuarit kanë ndjekur vajzat.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, më 14 shtator 2022, një nga rastet është raportuar në mëngjes, ndërsa rasti tjetër në mesditë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës-Neni 182 Ngacmimi “1. Kushdo që përfshihet në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme ose komunikon me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes së personit tjetër ose fëmijëve të tij, familjes, të afërmve apo kafshëve shtëpiake ose kushdo që vë tjetrin nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes së personit tjetër ose fëmijëve të tij, familjes, të afërmve apo kafshëve shtëpiake; dhe gjatë këtyre veprimeve vë atë person nën frikë të arsyeshme nga vdekja, lëndimi i rëndë trupor, dëmtimi i rëndë i pasurisë ose nën shqetësim të madh emocional, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”.