Dy shtetas të huaj përfshihen në një rrahje në Lipjan

Policia ka njoftuar për një rrahje e cila ka ndodhur mes dy shtetasve të huaj. Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Lipjanit pak pas mesnatës së kaluar.

Sipas raportit ditor të policisë njëri nga shtetasit e huaj është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një shtetas tjetër të huaj.

Deri te rrahja erdhi një zënke mes dy personave.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pasi ka marrë lëndime trupore ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti po vazhdon të hetohet si lëndim i lehtë trupor.