Dy "seftet" e Albin Kurtit brenda një dite

Me rastin e 12 përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë kthesë me dy veprime të tij.

Ai sot për herë të parë është përkulur para varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugovës bashkë me kryeparlamentaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Përderisa gjatë kohës sa ishte në opozitë, kishte refuzuar që ta vizitojë varrin e Ibrahim Rugovës përkundër kërkesave në rritje nga zyrtarë të LDK-së në kohët kur këto dy parti bashkëvepronin kundër koalicionit qeverisës PDK-AAK-NISMA e sidomos në kohët kur VV e LDK bisedonin për koalicion qeverisës.

Ai vizitën të varri i Rugovës e kishte quajtur ‘një gjest simbolik’ dhe që me këtë ‘nuk dëshiron t’ia japë vlerën artificiale’.

Në anën tjetër, Kurti në mbrëmje shënoi kthesën tjetër në veorimin e tij edhe me duarshtrëngimin e parë në publik me kundërshtarin politik, Hashim Thaçin.

Përgjatë dy dekadave të pranisë të tyre në jetën ushtarake, politike e publike, Hashim Thaçi e Albin Kurti nuk janë parë ndonjëherë duke i shtrënguar duart me njëri- tjetrin.

Por sot, Thaçi pasi që ka përfunduar fjalimin në ceremoninë e organizuar nga vet ai, i ka zgjatur dorën për të përshëndetur Kurtin.

Përderisa me 6 janar, kur Kurti kishte shkuar të Thaçi për ta nominuar për Kryeministër – si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, nuk ishin parë duke u përshëndetur.

FOTO – Dorështrëngimi i parë: Thaçin e Kurtin i bashkon 12 vjetori i pavarësisë