Dy seanca gjatë ditës, të dyjat dështojnë shkaku i kuorumit

Për shkak të mungesës së kuorumit, ka dështuar mbajtja e vazhdimit të seancës së dytë të Kuvendit, të thirrur për sot në orën 12:00.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00.

“Për shkak të mungesës së kuorumit, e përfundojmë edhe këtë seancë, nesër fillojmë me seancë të re në orën 10:00”, tha Osmani.

Gjithashtu sot, ende pa filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, është mbyllur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani shkaku i mungesës së kuorumit.

Osmani tha se do ta caktojnë një datë tjetër të përshtatshme për këtë Projektligj.