Ilustrim
Dy persona me pasaporta ruse tentuan të hynë në uzinën e Gramshit, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri jep detaje
20.8.2022 - 23:07
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh-Shqipëri.
Në një deklaratë për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, thuhet se tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.
Tutje, bëhet e ditur se menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar, 3 shtetasit e huaj kanë lënduar dy ushtarakë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Derisa, shtetasit e huaj, sipas ministrisë, janë ndaluar nga autoritetet, kurse po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Gjendja shëndetësore e dy ushtarakeve shqiptare është e stabilizuar thuhet më tutje nga ministria.