Policia shqiptare shpëton 43-vjeçarin e bllokuar në kanionet e Gramshit - VIDEO

Policia shqiptare ka arritur të shpëtojë një 43-vjeçar i cili kishte mbetur i bllokuar në kanionet e Gramshit mbrëmë.

Ndërsa tani 43-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit të Policisë shqiptare, operacioni i evakuim-shpëtimit nga forcat speciale Renea u zhvillua në një terren shumë të vështirë.

Për shkak të errësirës dhe terrenit mjaft të vështirë, ndërhyrja në kanione mbrëmjen e djeshme kishte qenë i pamundur, u tha në njofti.

Tutje thuhet se shërbimet e Policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës, me 43-vjeçarin, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në drejtim të kanioneve, janë nisur forcat speciale Renea.

Gjatë operacionit të evakuim-shpëtimit, pas disa orësh në një terren mjaft të vështirë, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 43-vjeçarit.