Drenasi | Foto nga: Rron Gjinovci

Drenasi Votoi për Partitë e Serbe e Gorane

Qytetarët e Gllogovcit u kanë dhënë një shtytje partive të komuniteteve. Komuna në të cilën nuk jetojnë pjesëtarë të komuniteteve jo shumice ka ndarë 333 vota për partitë serbe,gorane dhe ashkali.

Sipas rezultateve të KQZ subjekti politik, Jedinstvena Goranska ka marrë 72 vota, Koalicija SDA ka marrë 41 vota, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës 31 vota, Partia e Ashkalinjëve për Integrim 27 vota e kështu me radhë.

PAN-i  në këtë komunë ka dal fituese duke marrë 14 mijë e 286 vota ose 77.46 përqind, por sipas Betim Berisha thotë se PDK është dëmtuar nga mos informimi i drejt i qytetarëve me 2 mijë fletëvotime të pavlefshme./21Media

http://kallxo.com/lista-serbe-merr-vote-ne-drenas/