Ilustrim

Drenas - Hyn për të vjedhë, lëndohet pasi kërceu nga kati i dytë

Dy persona janë arrestuar në Drenas, të cilët kishin tentuar të kryenin vjedhje brenda një qendre tregtare.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej të dyshuarve kishte marr lëndime trupore pasi kishte kërcyer nga kati i dytë i objektit, ndërsa më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve është ndaluar për gjashtë orë e më pas është liruar, kurse tjetri pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00.