Drejtori i Bekim Jasharit nuk e lejon ekipin e KALLXO.com të xhirojë brenda QMF-së në Runik të Skenderajt

KALLXO.com sot gjatë ditës ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Runik të Skenderajt pas raportimeve të qytetarëve që gjendja në këtë institucion nuk është e mirë.

Fillimisht ekipi i KALLXO.com është pritur shumë mirë nga personeli shëndetësorë që ka qenë në ndërrim.

Më pas KALLXO.com ka kërkuar leje nga drejtoria komunale që të mund të xhirojë brenda hapësirave të Qendrës së Mjekësisë Familjare, por nuk është lejuar.

“Ju lutem mos hyni brenda hiç, nuk ka kurrfarë pamjesh me marrë brenda në këtë kohë fushate hiç. Në shëndetësi nuk keni çka me marrë brenda. Është edhe drejtori në Qendrën Kryesore Familjare në Skenderaj. Po mos hyni aty se nuk du me fotografu asgjë se është kohë fushate. Na kanë keqpërdor e na kanë shkru palidhje tylifar fotografi. Të lutem mos fotografo se nëse hyn ke me u përballë me ligj”, ka thënë për KALLXO.com Ibush Hetemi, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj.

Më poshtë shihni videon e dërguar në adresë të KALLXO.com nga një raportues, por që nuk është lejuar faktimi i saj.